Celebrity

Blake Lively reagon pas zërave për divorc

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2024

Blake Lively reagon pas zërave për divorc
FOTO: JIMMY McCarthy

Blake Lively ka vendosur që t’i japë fund zërave që thonë së martesa mes saj dhe aktorin Ryan Reynolds është në krizë. Ka mjaftuar një postim i aktores në Instagram, ku ajo vlerësonte filmin e ardhshëm të të shoqit “Deadpool & Wolverine”, ku një nga ndjekësit shkroi:

"Ti dhe Ryan duhet të postoni më shumë foto me njëri-tjetrin. Ka zëra që ju jeni divorcuar dhe unë nuk e besova dot sepse jeni thjesht një çift perfekt.”  

Blake, e cila është nënë e katër fëmijëve, i është përgjigjur ndjekësit me një emoji duke qeshur, ndërsa ka shkruar:

“Kjo është thjesht dëshira e tyre!”

Në fakt, ylli i “Sisterhood of the Travelling Pants” ka postuar shumë momente me të shoqin, sidomos javët e fundit, pasi të dy janë shfaqur bashkë në turnetë përkatës për promovimin e filmave të rinj “It Ends With Us” dhe “Deadpool & Wolverine”.

Blake Lively reagon pas zërave për divorc
FOTO: Larry Busacca/Getty Images

Në një tjetër foto të fundit, çifti pozoi para një posteri me filmin e Lively dhe ata shkruan: “Portret familjar.”

Madje, aktori ka thënë se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me gruan e tij, pasi do zhurmë dhe kaos në shtëpi. Kujtojmë se ata janë prindër të katër fëmijëve.

"Sa më shumë aq më mirë," tha Ryan së fundmi për E!News. “Sa më shumë rrahje zemre që të jetë e mundur, sa më shumë vrap përreth dhe objekte që shkatërrohen nëpër shtëpi. Më pëlqen, pse jo? Le të kemi më shumë fëmijë,” tha aktori.

Pra, vetëm divorc që nuk duket në horizont! Çifi me sa duket i paska super të qarta idetë për të ardhmen e tyre si familje.

Artikuj të sugjeruar: