
Ryan Reynolds kanë zbuluar emrin e bebit nr. 4! Olin quhet bebushi dhe aktori e bëri me dije gjatë premierës së filmit “Deadpool & Wolverine” në New York.
Emri ka origjinë skandinave dhe do të thotë “trashëgimtar i të parëve”.
“Dua ta nis duke falenderuar gruan time, Blake, e cila është këtu. Dua të falenderoj edhe fëmijët, James, Inez, Betty, Olin, të cilët janë gjithashtu këtu”, u shpreh ai.

Aktorët janë martuar në shtator të vitit 2012 dhe në shkurt të 2023-shit, njoftuan se ishin në pritje të bebit nr. 4. Asokohe, aktorja e “Gossip Girl”, përmes një postimi në Instagram, lumturoi fansat, duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Ende nuk dihet gjinia e bebushit Olin, por gjithsesi, Ryan ka thënë shpesh se ai ka eksperiencë pozitive si me gocat, ashtu edhe me çunat.
Artikuj të sugjeruar: