Në fund të ditës, darka është një nga ato vaktet që shpesh mbledh familjen bashkë. Ndoshta, për shumëkënd mund të mos ketë shumë rëndësi, sepse ju kujdeseni për peshën trupore, nuk doni të shëndosheni apo ndiheni të fryrë kur e konsumoni vonë në mbrëmje, por ka disa ushqime dhe pije që ndikojnë për mirë në procesin e tretjes.
Dietologia Elyse Wagner shpjegon më kryesoret prej tyre që ju nuk duhet t’i hiqni nga regjimi ushqimor në mbrëmje, sidomos nëse doni të mos ndiheni të fryrë.
#1 Proteina pa yndyrë
Proteinat pa yndyrë si salmoni, vezët, fasulet dhe arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe përmbajtje me pak yndyrë që është perfekte për të ndihmuar në tretje. Duke i konsumuar me kujdes, ju do të nxisni acidin e stomakut gjatë tretjes që do të shpërbëjë ushqimin, do të nxisë metabolizmin dhe ju do të ndiheni të ngopur.
#2 Xhenxhefili
Ndërsa xhenxhefili mund të mos jetë i preferuari juaj kur bëhet fjalë për ushqimet e darkës, konsumimi i tij në forma të ndryshme mund të ndihmojë me tretjen. Xhenxhefili përmirëson gjendjen gastrointestinale dhe rrit rrjedhjen e pështymës, që do të thotë se sa më shumë të hamë, aq më mirë do të tretet ushqimi ynë.
#3 Zarzavate me gjethe
Spinaqi, lakra apo rukola kanë lëndë ushqyese dhe fibra të mjaftueshme që ndihmojnë në tretje dhe ndikojnë në energjinë e trupit tuaj. Përpos kësaj, ato kanë sheqerna specifike që përmirësojnë bakteret e shëndetshme të zorrëve.
#4 Çajra bimorë
Pirja e çajrave bimorë si mentja apo kamomili pas darkës mund të qetësojnë sistemin gastrointestinal dhe të nxisin tretje më të mirë sepse ato ndihmojnë në qetësimin e shpejtë të traktit tretës.
#5 Drithërat integrale
Drithërat integrale janë të pasura me fibra, të cilat ushqejnë bakteret e mira të zorrëve dhe e mbajnë traktin tretës sa më të qetë dhe të shëndetshëm. Këto drithëra janë gruri, bullguri, elbi, tërshëra, quinoa etj.
Artikuj të sugjeruar:
- 10 ushqimet që rrisin përqendrimin dhe ju bëjnë më produktivë në punë
- Pse për disa njerëz ngrënia e mëngjesit shkakton të përziera
- Cili lloj ëmbëlsuesi është më i shëndetshmi, sipas dietologëve
- 7 shenja që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë
- A duhet të përpiqeni të rrisni kolesterolin ‘e mirë’? Përgjigjja mund t’ju surprizojë