Federata Shqiptare e Futbollit ka rinvouar kontratën me trajnerin e kombëtares sonë, Sylvinho (Sylvio Mendes Campos Júnior), si dhe me dy zëvendëstrajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior. Lajmi u bë me dije përmes një postimi në Instagram-in zyrtar të Federatës.
“Trajneri Sylvio Mendes Campos Júnior dhe zëvendëstrajnerët Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior, kanë rinovuar kontratat deri në dhjetor të vitit 2025, me objektivin e përbashkët për të arritur të tjera suksese historike”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Kontrata do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit tjetër dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet që do të zhvillohen në UEFA Nation League dhe kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Në faqen zyrtare të FSHF, shkruhet se synimi i radhës është kualifikimi në finalet e Kupës së Botës 2026.
Artikuj të sugjeruar:
- Euro 2024: Fitoret fantastike të kombëtares shqiptare
- Instagram-i kuq e zi! Reagimet e VIP-ave për ndeshjen Shqipëri-Spanjë
- Sylvinho flet pas eliminimit nga Euro 2024: “Krenar për lojtarët e mi
- Për ata që thonë: “Po mirë, as Italinë nuk mundëm dot….”
- Trajneri Sylvinho flet pas humbjes kundër Italisë: “U përballëm kundër një ekipi të madh”
- Sokol Cikalleshi i jep fund rrugëtimit te kombëtarja shqiptare: “Ka qenë emocion i papërshkrueshëm”
- Le t'i rikujtojmë Luizit se *e gjithë* kombëtarja ka bërë më të mirën për kualifikimin në Euro 2024
- Të gjitha cilësitë që tregojnë se Sylvinho është një Dash tipik