Celebrity

J.Lo 💔 Ben Affleck: Mund të ketë ende shpresa për një bashkim të dyshes?

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2024

J.Lo ? Ben Affleck: Mund të ketë ende shpresa për një
Getty

Duket se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të ripajtohen. Të paktën, kështu thonë burimet e ndryshme. Edhe pse dyshja po e kalon verën secili në terezinë e vet, sërish ka shanse dhe shpresa se ata mund të mos i japin fund marrëdhënies.

J.Lo ? Ben Affleck: Mund të ketë ende shpresa për një
Getty

Një burim tha për Daily Mail se Jen dhe Ben kanë rënë dakord që të kalojnë ca kohë vetëm, për të ditur se ç’duan të bëjnë me martesën e tyre.

“Letrat e divorcit janë gati dhe thjesht pritet të firmose. Por, ata duan që të përpiqen edhe pak para se t’i japin fund dhe janë rikthyer në fillim të marrëdhënies, duke i shkruar letra njëri-tjetrit. Fillimisht, kjo i bëri ata të dashurohen me njëri-tjetrin”.

Siç duket, Jen dhe Ben kanë një dëshirë të madhe t’i shkruajnë letra njëri-tjetrit. Në dokumentarin e Jennifer Lopez “This Is Me... Now”, ajo tregoi letrat që i kishte shkruar partnerit dhe ai i kishte mbajtur gjatë martesës me Jennifer Garner (ok Ben, s’dimë ç’të mendojmë).

“Këtë herë, Jen nuk do ia tregojë askujt këto letra dhe ato do të jenë gjithnjë me të dhe Ben. Nëse vendosin që duan të rrinë bashkë, ajo do ta mbajë për vete jetën romantike. Për momentin, duket premtuese”, u shpreh personi anonim, duke shtuar se pavarësisht të gjithave, mes tyre ka një dashuri të madhe. “Ata thjesht duhet ta gjejnë se ç’o bëri bashkë dhe ka një shans që të ndodhë “e treta, e vërteta”. Ata po e marrin me ngadalë dhe nuk duan të divorcohen”.

J.Lo ? Ben Affleck: Mund të ketë ende shpresa për një
Getty

Epo, shpresojmë që gjërat të rregullohen vërtet!

Artikuj të sugjeruar: