
Kur Kendall Jenner miraton një trend, ju e dini se është vetëm çështje kohe që të kthehet në modë. Kështu, mjaftuan disa foto në Instagram që supermodelja të vërë në diskutim modelin klasik të rrobave të banjove njëngjyrëshe, pra që kombinohen.
Kendall veshi versionin e dy pjesëve që nuk përputhen dhe le ta pranojmë që duket yll! Modelja ka zgjedhur reçipetat në ngjyrë të kuqe të fortë dhe bikini të zeza me detaje të vogla metalike në pjesën e ijëve. Jenner shfaqet e ulur në shkallët e një varke, e mbështetur në kuvertën e saj, ndërsa ka kombinuar pjesën e kuqe të rroba banjove me kapelën e kuqe, një palë vathë floriri dhe një byrzylyk argjendi.

Në foton tjetër, supermodelja shfaqet e buzëqeshur dhe me një pije në dorë, ndërsa manikyri i kuq shkëlqen në të njëjtat tone me kapelen dhe reçipetat e rrobave të banjës.
View this post on Instagram
Pra, nëse deri më sot keni hezituar që t’i vishni rrobat e banjës që nuk përputhen me njëra-tjetrën, ja ku e keni provën që mund ta provoni edhe ju!
Artikuj të sugjeruar: