Celebrity

Celine Dion rikthehet në Paris dhe flitet se do të performojë në Lojërat Olimpike

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2024

Celine Dion rikthehet në Paris dhe flitet se do të performojë

Nëse spekulimet e shumta qëndrojnë, këtë fundjavë Celine Dion do të rikthehet në skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Kjo do të jetë hera e parë që ajo performon që nga ndërprerja e turneut të saj botëror "Courage", për shkak të pandemisë në vitin 2020, një ndërprerje e domosdoshme që e detyroi Dion të përballet me shqetësimet shëndetësore që kanë qenë pjesë e jetës së saj që nga viti 2008. Dokumentari i kësaj vere në Prime Video, "I Am: Celine Dion", tregoi më shumë mbi betejën e saj të vazhdueshme me ‘sindromën e personit të ngurtë’ dhe përpjekjet e saj për të kënduar sërish.

Dion u fotografua dje pasdite duke dalë nga hoteli “Royal Monceau”, ku po qëndron edhe Lady Gaga. Me flokët e kapur bisht, Dion u shfaq me një veshje të gjerë, një këmishë oversize dhe pantallona të gjera.

@emilienfanpagecelinedion ?? @Celine Dion nce ! Elle est arrivée ce matin à Paris pour la cérémonie d’ouverture des Jeux Olympiques de Paris 2024. @paris2024 @olympics @jeuxolympiques @Le Royal Monceau #celinedion #paris #paris2024 #jeuxolympiques ? son original - Emilienfanpagecélinedion

“Do të rikthehem në skenë,” - tha Dion në një intervistë për NBC muajin e kaluar. “Edhe nëse më duhet të zvarritem. Edhe nëse më duhet të flas me duar. Do ta bëj,” - theksoi ajo.

Ndërkohë që detajet specifike rreth performancave të fundjavës janë mbajtur të fshehta, hapja e jashtëzakonshme premton të jetë ceremonia më e bukur në historinë e Lojërave Olimpike. Ngjarja do të shfrytëzojë monumentet ikonike si Louvre , kullën Eiffel, Grand Palais dhe 200 anije.

Artikuj të sugjeruar: