Ceremonia e hapjesë së Lojërva Olimpike në Paris ishte thjesht fantastike dhe është ndoshta mundësia më unike që bota të kthejë gjithë vëmendjen dhe sytë nga Franca. Ceremonia nuk ishte aspak tradicionale, përkundrazi. Duke nisur që nga organizimi, i cili ndodhi në të gjithë qytetin dhe jo në një stadium, duke përfshirë pikat më të rëndësishme të Parisit dhe shfaqje mahnitëse në lumin Sena, ceremonia ishte thjesht mbresëlënëse.
Më poshtë, fotot nga ngjarjet më të rëndësishme:
Rikthimi i Zidane
Zinedine Zidane, futbollisti francez dhe një prej legjendave të këtij sporti, në një rrugëtim 3-mujor, u nis nga Greqia për në Paris, për të dorëzuar pishtarin, të cilin ia pasoi yjeve të tenisit, Rafa Nadal dhe Serena Williams.
Një balonë në qiell
Kampioni i xhudos, Teddy Riner dhe vrapuesja Marie – Jose Peres ndezën së bashku balonën që përshkoi qiellin e Parisit, duke simbolizuar nisjen e shfaqjes më madhështore në Tokë.
Ngjyrat e Francës
Ceremonia u çel me tymin në ngjyrat e flamurit të Francës, duke u pritur me duartrokitje dhe brohoritje të shumta nga pjesëmarrësit.
Një shfaqje në shi
Edhe pse kushtet atmosferike nuk ishin shumë të mira, kjo s’i ndaloi personalitetet nga e gjithë bota dhe njerëzit e thjeshtë që të dëshmonin një event kaq spektakolar. Në foton e parë, Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
Pjesëmarrja e VIP-ave
Ariana Grande nuk kishte si të mungonte në këtë ceremoni.
Policia në të gjithë Parisin
Forcat policore ishin të shumta, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, pas rritjes së rrezikut për sulme terroriste.
Një burrë misterioz në qytet
Gjatë gjithë ceremonisë, një burrë i maskuar mbante një pishtar dhe vraponte mbi çatitë e Parisit.
Atletë nga e gjithë bota
Atletë nga e gjithë bota udhëtuan në lumin e Senës dhe valëvitën me krenari flamujt e vendeve të tyre.
Momenti i Gaga-s
View this post on Instagram
Lady Gaga u ngjit në skenë për të performuar këngët e saj, në ceremoninë hapëse, duke emocionuar publikun.
Akrobacira në rrugë
I gjithë qyteti kishte aktivitete të ndryshme argëtuese, ndaj praktikisht, çdo cep i Parisit dhuronte magji.
Metal dhe asgjë tradicionale
Organizuesit miksuan ceremoninë, duke përfshirë edhe historinë epike e “Të Mjerëve”, si dhe performancën ikonike të grupit Gojira. Kërcimtarët performuan sipas tematikës së novelës së Victor Hygo dhe në një moment, u shfaq edhe fjala “Liberté” (“Liri”), imazhi i Marie Antoinette dhe më pas, performanca heavy metal.
Rikthimi i Celine Dion
View this post on Instagram
Siç përflitej, Celine Dion u rikthye në Francë për të shënjuar një prej momenteve më emocionues të karrierës së saj. Dion është tërhequr prej kohësh nga performancat publike, pasi zbuloi se vuan nga “Sindroma e Personit të Ngurtë”.