
Ndërsa Blake Lively dhe Ryan Reynolds u bënë zyrtarisht prindër për herë të katërt në fillim të vitit 2023, u desh më shumë se një vit që secili prej aktorëve të tregonte ndonjë detaj rreth foshnjës së tyre. Vetëm pak ditë më parë, ylli i “Deadpool & Wolverine” zbuloi emrin e fëmijës së katërt, duke konfirmuar se Olin Reynold është emri i bebit.
Aktori ka postuar në platformën X (ish-Twitter) një intervistë me një person të quajtur John Bell, i cili ka themeluar një organizatë jofitimprurëse për shëndetin mendor pasi djali i tij Jake Bell ndërroi jetë. Ky i fundit ka qenë një admirues shumë i madh i filmit “Deadpool & Wolverine” dhe Ryan zgjodhi që në shenjë falënderimi, edhe për kontributin e tij për njerëzit me probleme të shëndetit mendor të flasë për filmin dhe rolin e tij të fundit.
“Unë jam shumë mirënjohës që ju e ndatë historinë tuaj me mua. Edhe unë kam një djalë dhe e dua po aq sa ju doni Jake dhe ndjej se kam bërë një punë shumë të mirë në këtë drejtim,” tha Reynolds.
In Vancouver to watch @wrexham_afc play tomorrow. Incredibly proud #DeadpoolAndWolverine seems to be bringing millions of people to the theater. Sports and movies bring us together so posting a gentle reminder that none of us are alone. #MaximumEffort @Walking4Hope pic.twitter.com/xL2Pv4Trzl
— Ryan Reynolds (@VancityReynolds) July 26, 2024
Përveç djalit Olin, Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë edhe tre vajza: James, Inez dhe Betty, emrat e të cilave mund t'i gjeni edhe në këngën e kumbarës së tyre Taylor Swift, "Betty". Pikërisht muajin e kaluar, Reynolds bëri shaka duke thënë se ata "gjithmonë presin që Taylor t'u tregojë se si do të jetë emri i fëmijëve" kur iu kërkua të tregonte emrin e më të voglit të familjes në emisionin “Today”.
Aktori ka folur edhe për faktin e të qenit prind i tre vajzave, tashmë edhe i një djali dhe nuk vonoi që në premierën e filmit “Deadpool & Wolverine” pak ditë më parë të falënderonte publikisht bashkëshorten e tij, Blake Lively dhe fëmijët.

Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Glamour