Kiara Tito, përmes një ndërveprimi me ndjekësit në Instagram, ka konfirmuar rikthimin në ekran gjatë sezonit të ri. Në rubrikën “Ask me a Question”, dikush e pyeti moderatoren nëse do të jetë pjesë e ekranit dhe ajo iu përgjigj me një “po”, me një emoji të buzëqeshur.
Kiara gjithashtu i ka kthyer përgjigje edhe dilemës se pse nuk ka qenë shumë aktive në Instagram, duke u shprehur:
“Nuk jam tërhequr. Ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive. Si një mami e re, besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit, Luna ka qenë shumë e grindur. Megjithatë, këtu jam gjithmonë. Nuk dua t’ju lë në pritje, por gjëra shumë të bukura do të vijnë në aspektin e karrierës”.
Ndonëse Kiara nuk dha detaje se ku do të shfaqet, sërish rikthimi i saj do të jetë në shtator. Deri atëherë, presim.
Artikuj të sugjeruar: