Shqipëria

Luiza Gega kritikon flamurin që u shfaq në Lojërat Olimpike në Paris: “Ishte imitim kinez”

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2024

Luiza Gega kritikon flamurin që u shfaq në Lojërat Olimpike

Luiza Gega, në një intervistë për TV Klan, shprehu hapur kritikën e saj për flamurin që u valëvit nga ekipi shqiptar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, të cilat po zhvillohen në Paris. Ajo, gjatë intervistës me gazetarin Besard Jacaj, u shpreh se nuk do të kishte pranuar parakalimin me atë flamur, pasi ishte imitimi kinez dhe shqiponja nuk ishte e vërtetë.

“Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit etj”, u shpreh Luiza.

Flamuri që u shfaq:

Luiza Gega kritikon flamurin që u shfaq në Lojërat Olimpike

Më tej, ajo tha se nuk e ka idenë nëse këtë gafë e ka bërë Komiteti Olimpik apo organizatorët: “Vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë se si është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, përfundoi atletja.

Luiza Gega kritikon flamurin që u shfaq në Lojërat Olimpike

Kujtojmë se në Lojërat Olimpike marrin pjesë 8 garues dhe Luiza Gega ka garën e saj më 4 gusht.

Artikuj të sugjeruar: