Sport

Lojërat Olimpike në Paris: Distria Krasniqi merr medaljen e argjendtë

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2024

Lojërat Olimpike në Paris: Distria Krasniqi merr medaljen e

Xhudistja Distria Krasniqi ka marrë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris. Ajo humbi në finale, në ndeshje me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova. Kështu, Distria, i siguroi Kosovës medaljen e parë për këtë vit.

Ndërsa për Krasniqin, kjo është medalje e dytë olimpike, pasi ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kg, në Lojërat Olimpike të Tokios.

Për suksesin e Distrisë, ka shkruar me krenari edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shkroi në rrjetet sociale:

“Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Artikuj të sugjeruar: