Celebrity

Selena Gomez reagon pas zërave për ndërhyrje plastike

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2024

Selena Gomez reagon pas zërave për ndërhyrje plastike
FOTO: FRAZER HARRISON/GETTY

Selena Gomez ka vendosur që t’u përgjigjet të gjitha spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, se ajo së fundmi ka bërë operacione plastike në fytyrë. Ka qenë influencuesja Marissa Barrionuevo që ka publikuar një video në TikTok duke krahasuar ndryshimet që kanë ndodhur në fytyrën e Gomez, ndërkohë që ka qenë vetë artistja që ka reaguar publikisht me një koment:

“Sinqerisht, e urrej këtë gjë. Unë kam bërë thjesht botoks. Kjo është, ndaj më lini të qetë,” ka shkruar ajo.

Marisa nga ana tjetër, i kërkoi falje Gomez me një tjetër video që e ka shpërndarë në të njëjtën platformë duke shpresuar që aktorja të mos e urrente atë.  

“Nuk i detyrohesh askujt që t’u tregosh pse nuk dukesh njësoj si kur ishe adoleshente ose në të 20-at”, tha ajo.

"Unë të kam xhan dhe nuk e kam me ty,” u përgjigj Gomez në koment. "Thjesht, mërzitem ndonjëherë."

@marissathepa Replying to @krstn.fndt my honest opinion on Selena #greenscreensticker #fyp #selenagomez ? original sound - Marissa the PA

Gomez ka qenë e hapur për betejat e saj shëndetësore ndër vite. Në vitin 2019, ajo zbuloi gjatë një episodi të podkastit "Giving Back Generation" se problemet shëndetësore shpesh bëjnë që pesha e saj trupore të luhatet.

"Unë kam lupus dhe merrem me problemin e veshkave dhe presionit të lartë të gjakut prej shumë kohësh. Pikërisht, pasi kjo sëmundje mu shfaq fillova të kuptoj edhe ndryshimet në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës,” u shpreh ajo.

Selena Gomez reagon pas zërave për ndërhyrje plastike
FOTO: Presley Ann/Getty Images for Rare Beauty

Në tetor të vitit 2023, Selena foli për komentet mbi trupin e saj, pasi bëri një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak se vuan nga lupus. Selena ishte 24 vjeç kur u diagnostikua nga kjo sëmundje, që sjell edhe ndryshime në pamjen fizike të të prekurve.

Selena tha se nuk do të ketë më trupin e një adoleshenteje, por sërish duhet t’i pranojë ndryshimet. Për shkak të diagnostikimit me lupus, artistja ka bërë një transplant veshke dhe disa seanca kimioterapie.

Sa i përket lupus, ende nuk janë gjetur shkaqet e kësaj sëmundjeje. E vetmja gjë që dihet me siguri është se vetë sistemi imunitar sulmon trupin, duke u bërë hiperaktiv dhe duke dëmtuar edhe qelizat e shëndetshme.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Us Weekly