Celebrity

Princ Harry nuk është gati që Meghan Markle të rikthehet në Angli, por pse?

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2024

Princ Harry nuk është gati që Meghan Markle të rikthehet
FOTO: CHRIS JACKSON/GETTY IMAGES

Princ Harry ka vendosur që të flasë hapur për pasiguritë e tij në lidhje me një kthim të mundshëm të Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë të fundit për dokumentarin “Tabloids on Trial” të ITV, Duka i Sussex tha se është "ende e rrezikshme" që Meghan të kthehet në Angli dhe çështja e sigurisë është arsyeja kryesore.

“Ka më shumë se sa thjesht vëmendje për mua dhe gruan time. Arrin një pikë ku ti je i mallkuar nëse e bën ose nëse nuk e bën diçka. Por, nuk mendoj se ka njeri në botë më të përshtatshëm dhe më të aftë për t'u dalë përpara situatave se sa unë,” tha ai.

Duket se princi ndihet i pasigurt për të shoqen, që ajo të rikthehet në Angli sepse siguria sipas tij nuk është ende në nivelet e duhura.

"Nuk ka rëndësi nëse është thikë apo acid, çfarëdo qoftë është e rrezikshme. Këto janë gjëra që janë me interes të vërtetë për mua," u shpreh ai, duke iu referuar shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë dhe kërcënimeve të paraqitura kundër familjes së tij dhe Markle.

“Është një nga arsyet pse nuk do ta kthej gruan time në këtë vend”, vijoi ai.

Kohët e fundit, Princi Harry thuhet se po mendon të anashkalojë festimin e 10-vjetorit të lojërave “Invictus” në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të kërcënimeve të sigurisë, niveli i të cilave është forcuar nga ana e monarkisë, sidomos pasi Duka e Sussex është tërhequr zyrtarisht nga detyrat mbretërore.

Princ Harry mori pjesë në festimet kombëtare, por pa gruan e tij, Markle dhe dy fëmijët e tyre, të cilët nuk udhëtuan me princin për ngjarjen e rëndësishme të 10-vjetorit të lojërave të famshme në Britaninë e Madhe.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Marie Claire