
Simone Biles performoi për herë të fundit në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Tokio 2020 dhe që prej asaj kohe, shumë gjëra ndryshuan në jetën e saj. Duke nisur nga medaljet e argjendit në ekip, deri tek tërheqjet nga garat, për t’i dhënë prioritet shëndetit të saj mendor, Biles ndezi diskutime të shumta për përvojat dhe presionin që përjetojnë atletët.
Never in doubt ?
— Stan Sport (@StanSportAU) July 28, 2024
? Olympic Games Paris 2024. Every Event. Ad-free. Live & On Demand. Biggest Moments in 4K on Stan Sport.@Simone_Biles #StanSportAU #Paris2024 #Olympics pic.twitter.com/Rh0R39Lwos
Megjithatë, ajo është rikthyer në Lojërat Olimpike Paris 2024, për të shkëlqyer! Gjimnastja bëri një super performancë, duke treguar se talent dhe përkushtim.

Simone, 27 vjeç, u shfaq në super formë, e buzëqeshur, teksa ngriti peshë zemrat e publikut, në një rikthim të shumëpritur nga admiruesit e saj. Ajo është një ndër sportistet më të famshme në SHBA dhe në mbarë botën, pasi ka fituar 4 herë medaljen e artë.

Biles, e cilësuar si “Ylli i Lojërave Olimpike” u tërhoq nga finalja e garës së Lojërave Olimpike në Tokio, për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Vendimi për të hequr dorë erdhi pas një vizite mjekësore, nga ku rezultoi se nuk është në gjendje për të garuar. Ajo pranoi se performancat e saj nuk ishin në standardin e duhur, por as ajo, nuk ishte në kushtet më të mira.
"Ne e mbështesim me gjithë zemër vendimin e saj dhe forcën që tregoi duke vendosur si prioritet mirëqënien e saj. Kurajoja e saj tregoi edhe njëherë tjetër se është shembull për të gjithë."- shkruhej asokohe në faqen zyrtare të gjimnastëve amerikanë.