Disa marka prezervativësh dhe lubrifikantësh përmbajnë nivele alarmante të kimikateve toksike PFAS, duke përfshirë marka të njohura si “Trojan” dhe “K-Y Jelly”. Testimi dhe studimi i kryer nga blogu i mbrojtjes së konsumatorit “Mamavation” vjen pikërisht kur studiuesit zbuluan se lëkura e njeriut përthith kimikatet në nivele shumë më të larta sesa mendohej më parë.
Lëkura e organeve gjenitale është e hollë dhe ato kanë një nivel të lartë të enëve të gjakut, gjë që i bën veçanërisht të rrezikshme për t'u ekspozuar ndaj PFAS.
“Ekspozimi i lëkurës në këto zona është shpesh më i lartë se vendet e tjera të trupit,”- tha Linda Birnbaum, këshilltare shkencore.
PFAS janë një klasë prej rreth 15,000 kimikatesh që përdoren shpesh për të bërë produkte rezistente ndaj ujit, njollave dhe nxehtësisë. Këto kimikate nuk shpërbëhen dhe lidhen me kancerin, problemet e mëlçisë, problemet e tiroides, defektet e lindjes, sëmundjet e veshkave, uljen e imunitetit dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.
PFAS konsiderohen gjithashtu si toksikë riprodhues dhe përçarës endokrin, të lidhur me peshën e ulët të lindjes, masën e vogël të spermës, presionin e lartë të gjakut të shkaktuar nga shtatzënia, infertilitetin dhe kohëzgjatjen më të shkurtër të ushqyerjes me gji.
Kimikatet përdoren në prezervativë për të ndihmuar lateksin të largojë lagështinë dhe lëngjet. "Është kimikisht e sigurt që trakti riprodhues i vajzave dhe grave do të kontaminohet nga disa prej kimikateve në prezervativë," tha Teresa Heinz, një studiuese e “Green Science Policy Institute”, në raport.
Testimi, i kryer nga një laborator i certifikuar nga “Environmental Protection Agency-certified lab” dhe i porositur nga “Mamavation”, kontrolloi për praninë e fluorit, një shënues i PFAS, në 29 produkte të shëndetit riprodhues.
Ai u gjet në prezervativët “Trojan Ultra Thin” për “Ultra Sensitivity”. Ndër lubrifikantët ishin lubrifikanti personal “K-Y Jelly Classic”, “Lola Tingling Mint Pleasure Gel”.
PFAS përdoren në mijëra produkte të konsumit nga veshjet tek grimi e deri te paketimi i ushqimit, por ekzistojnë rregulla në nivel federal për këtë. Megjithatë, avokatët e konsumatorëve dhe disa ndalime në nivel shtetëror për përdorime specifike po krijojnë presion mbi industrinë për të ndaluar përdorimin e kimikateve.
“Për shkak se prezervativët janë një ekspozim ndaj zonave më të ndjeshme në trupin e njeriut si për burrat, ashtu edhe për gratë, unë do t'i rekomandoja industrisë që t'i identifikojë dhe heqë menjëherë këto kimikate,” shkroi Birnbaum.
Artikuj të sugjeruar: