Celebrity

Thuhet se Diana nuk ka pasur një reagim jo dhe aq të zakonshëm kur Charles i propozoi për martesë

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2024

Thuhet se Diana nuk ka pasur një reagim jo dhe aq të zakonshëm
FOTO: GETTY IMAGES

Martesa e princeshës së ndjerë Diana dhe Mbretit Charles III mbetet edhe një sot nga ceremonitë më përrallore në botë, por, pas kësaj panorame kaq perfekte në dukje, ka pasur plot drama dhe momente të vështira që herë janë bërë publike.

Princesha e Uellsit, në atë kohë vetëm 20 vjeç, ishte zonja Diana Spencer që kishte takuar Charles vetëm 12 herë përpara se ai t’i ulej në gjunjë. Charles e ftoi Diana-n në kështjellën Winsdsor dhe e çoi më pas në kopshtin e kështjellës, duke i bërë një propozim jo dhe aq romantik, sipas “The Mirror”.

Thuhet se Diana nuk ka pasur një reagim jo dhe aq të zakonshëm
FOTO: GETTY IMAGES

Ndërsa jemi mësuar të shohim video apo kemi qenë dëshmitarë në propozime të ndryshme që zakonisht priten me buzqëshje, lot gëzime apo përqafime të forta, Diana iu përgjigj këtij propozimi me të qeshura.

"Ajo shpërtheu në të qeshura," tha ekspertja mbretërore Ingrid Seward në dokumentarin  “Charles and Di: The Truth Behind Their Wedding.” Unë mendoj se ndoshta ishin nervat e saj që shpërthyen. Ajo nuk mendoi se ky do të ishte propozimi më romantik i jetës së saj."

Veprimet e Charles pas propozimit ishin ato që morën më shumë vëmendje, pasi në vend që të përqafonte njeriun e tij të zemrës, ai telefonoi menjëherë të ëmën.

Thuhet se Diana nuk ka pasur një reagim jo dhe aq të zakonshëm
FOTO: GETTY IMAGES

"Ai nuk e mori Dianën në krahët e tij, nuk e përqafoi apo të bënte ndonjë nga ato gjestet që zakonisht ndodhin gjatë një propozimi për martesë,” tha biografi mbretëror Christopher Wilson.

"Ai i telefonoi mamasë së tij, thjesht për t'i thënë gjithçka që ndodhi. Ti më ke kërkuar të martohem me dikë dhe unë e bëra,” mësohet që t’i ketë thënë asokohe Charles nënës së tij.

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe problemet e tyre martesore dolën në sipërfaqe. Charles dhe Diana u ndanë në vitin 1992, për t’u divorcuar zyrtarisht katër vjet më pas. Një vit më vonë, Diana vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik. Më pas, Charles u martua me Camilla Rosemary Shand në vitin 2005, me të cilën ai kishte mbajtur lidhje romantike edhe gjatë gjithë martesës së tij me Dianën.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle