Out and About

Shtëpia juaj e parë s’ka qenë kurrë kaq e arritshme, sesa me kredinë për të rinj

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2024

Shtëpia juaj e parë s’ka qenë kurrë kaq e arritshme,

Shtëpia është vendi ku ndihesh i lirë për të qenë plotësisht vetvetja. Nga ngjyrat e mobilieve dhe mureve, te dizajni i kuzhinës, stili i dhomës së gjumit si edhe kujdesi – ose shkujdesja – për elementet e dekorit: në shtëpinë tënde, të gjitha këto detaje shprehin personalitetin tënd të pashoq.

Është koha për të vendosur vetë me çfarë do ta rrethosh veten çdo ditë. Intesa Sanpaolo Bank Albania sjell një produkt të dedikuar për të gjithë klientët e grupmoshës 20-30 vjeç, që po bëhen gati të hedhinkëtë hap të madh drejt së ardhmes. Kredia për shtëpi për të rinjtë është shtysa që po prisje për të blerë,
ose ndërtuar, shtëpinë tënde të parë me kushte shumë të favorshme!

Apliko sot në Intesa Sanpaolo Bank Albania për kredinë hipotekore për të rinj duke i personalizuar kushtet e kredisë, ashtu siç personalizon ambientin e shtëpisë tënde. Merr deri në 100% financim për kredi në lekë ose në euro dhe mund të përfitosh normë fikse interesi përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë.

Nëse normat variabël të interesit të përshtaten më shumë, mund të marrësh financim deri në 100% për kredi me afat deri në 30 vjet. Përfitoni norma ofertë duke filluar nga 1.9% në euro dhe 3% në lekë.

Shijo shtëpinë tënde të re me kushte tepër të favorshme për vitet e para. Mund të zgjedhësh të paguash vetëm normën e interesit gjatë vitit të parë dhe këste të lehtësuara mujore për 2 vitet në vijim.

Të aplikosh për një kredi për shtëpi nuk ka qenë kurrë më e volitshme. Drejtoju degës më të afërt të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe zgjidh planin që i përshtatet më së miri financave të tua. Të gjitha aplikimet deri në datën 23 gusht 2024, përfitojnë gjithashtu ZERO komision administrimi.

Ndërto shtëpinë e ëndrrave sipas shijes dhe komoditetit më të lartë për tu. Në shtëpinë tënde, rregullat i vendos vetë! Intesa Sanpaolo Bank Albania është partneri yt i besueshëm bankar, në hapat më të rëndësishme të jetës.