Sport

Lojërat Olimpike Paris 2024: Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë (medalja e dytë për Kosovën)

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2024

Lojërat Olimpike Paris 2024: Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është çika kampione e radhës, e cila merr një medalje në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ajo mposhti kroaten Katarina Kristo, në kategorinë deri në 63 kg, duke fituar kështu edhe medaljen e parë olimpike në karrierë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kosovo Olympic Committee??? (@kosovoolympiccommittee)

Laura e mundi Katarina-n në ‘golden score’, kohën shtesë, e cila përcaktoi edhe fituesen. 23-vjeçarja fitoi falë ndëshkimit që mori kroatja, e cila bëri një gabim në tentativën për ta hedhur në ‘tatami’ Laurën.

Lojërat Olimpike Paris 2024: Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë

Gjatë kësaj gare, Laura pësoi një humbje, përballë francezes Clarisse Agbegnenou, duke humbur kështu të drejtën për të fituar një medalje të argjendtë, megjithatë, sërish mbeti në garë për medaljen e bronztë, të cilën e fitoi, për ta marrë me vete në shtëpi.

Sportistët e kanë nderuar Kosovën në Lojërat Olimpike, pasi vendi gëzon 5 medalje olimpike në total dhe kjo është e dyta në Lojërat Olimpike Paris 2024. E para u fitua nga Distria Krasniqi, e cila u vlerësua me medaljen e argjendtë.

Kosova u paraqit në këto Lojëra Olimpikë me 9 sportistë, të cilët garojnë në disiplina si: xhudo, not, atletikë e boks. Gjashtë prej tyre tanimë i kanë përfunduar garat, pa pasur mundësi të fitojnë medalje. Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Donjeta Sadiku përfunduan rrugëtimin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të konkurrojnë Gresa Bakraqi në disiplinën e atletikës, Hana Beiqi në atë të notit dhe Loriana Kuka në xhudo.

Artikuj të sugjeruar: