
Interneti thjesht nuk u përmbajt dot kur ka fotot e sikletshme të puthjes pasionante të presidentit francez Emmanuel Macron dhe ministren e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra. Disa njerëz e kanë krahasuar puthjen e tyre si mes “të dashuruarve” dhe “të mbushur me pasion”.
Në foto shihet Oudéa-Castéra, e cila prek bicepsin e presidentit me një dorë, me tjetrën mbërthen qafën e tij, për t’i dhënë një puthje në faqe, por pranë qafës. Sikletin s’e ndjenë vetëm njerëzit në rrjetet sociale, por edhe kryeministri aktual, Gabriel Attal, i cili kthen kokën.

Njërëzit reaguan në rrjetet sociale, duke u shprehur: “Ok, kjo është një puthje që mund t’ia jap vetëm të dashurit. E turpshme!”; “Kjo foto më duket shumë e sikletshme. S’dua as ta shoh”; “Gabriel Attal po bën sikur po sheh diku tjetër. Nuk di ku të rrijë i shkreti!”, ishin disa nga komentet.
Puthja e përfolur erdhi në vëmendjen e njerëzve nga revista franceze “Madame Figaro”, e cila e etiketoi momentin si “të çuditshëm”. Urojmë që Brigitte Macron, e shoqja e presidentit, të mos ketë të njëjtën qasje dhe puthja t’i duket “normale”.