Ushqim & Pije

Disa kombinime shijesh për t'u hidratuar sa më shpesh gjatë këtyre ditëve përvëluese

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2024

Disa kombinime shijesh për t'u hidratuar sa më shpesh gjatë
FOTO: SHUTTERSTOCK

Vera dhe temperaturat e larta kërkojnë sigurisht konsum më të lartë të ujit, pijeve apo ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë uji. Por, nëse jeni ngopur duke pirë thjesht ujë, ka disa receta të thjeshta që mund t’i përgatisni për të ndryshuar shijen.

Këto përzierje të shijshme dhe pa/me pak sheqer janë zgjedhja për të qenë të hidratuar dhe të shëndetshëm gjatë gjithë verës.

#1 Ujë + fruta

Keni portokall apo disa luleshtrydhe në shtëpi? Perfekt! Priteni një portokall në feta të holla dhe 8-10 luleshtrydhe të vogla. Vendosni frutat në fund të gotës tuaj dhe mbusheni me ujë të freskët. Trazojeni pak, për të bërë të mundur përzierjen e shijeve.

#2 Një pije me lule

Shtoni në një gotë me ujë pesë pika ekstrakt lulesh dhe përziejeni pijen mirë. Për një shije shtesë, mund të hidhni dhe pak vaniljeje. Kjo pije aromatike bën që ju të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës.

#3 Ujë + shurup

Shtoni disa pika shurup të paëmbëlsuar në shishen e ujit. Kjo recetë e thjeshtë jo vetëm që ka shije të mirë, por gjithashtu ndihmon në frenimin e urisë.

#4 Një pije me vitamina

Prisni disa feta kastravec e mollë dhe hidhini ato në ujë bashkë me disa gjethe të freskëta borziloku. Kjo pije e mbushur me vitamina është sa freskuese, aq edhe e mbushur me vlera ushqyese.

#5 Uji i agrumeve

Nëse ju pëlqejnë frutat e agrumet, kjo pije është për ju. Vendosni disa kokrra rrushi dhe limon, shtoni pak ujë të ftohtë dhe thjesht shijojeni.

#6 Një pije ndryshe

Kanella nuk është vetëm për t’u shtuar në qumësht apo ëmbëlsira të ndryshme! Vendosni një shkop kanelle në ujë të vakët dhe lëreni pak minuta. Pasi uji të ftohet, shijoni këtë pije e cila ndihmon edhe me tretjen.

#7 Ujë me fruta dhe xhenxhefil

Provoni këtë përzierje: Prisni disa feta të holla shalqiri dhe pjepri. Shtoni tre feta xhenxhefil të freskët dhe vendosini të gjitha në gotën tuaj. Mbushni me ujë të ftohtë dhe lëreni të ftohet për disa minuta. Ky kombinim ka një super shije.

#8 Një pije në stilin e koktejit

Ju mungon mojito? Në një gotë vendosni 10 gjethe nenexhiku, dy lugë mjaltë, pesë feta limoni dhe akull të copëtuar. Grini përbërësit dhe më pas mbushni me ujë të ftohtë. Është një koktej freskues dhe i shijshëm.

#9 Ujë si çaj i ftohtë

Shkoni në trendin "teatox" me çajin tuaj të personalizuar. Vendosni dy qese me fruta të kuqe ose çaj limoni në një litër ujë. Ëmbëlsojeni me një lugë shurup dhe lëreni të ftohet. Pijeni me kuba akulli.

Artikuj të sugjeruar: