Sport

Fiksimi i ri i internetit? Sportistja më cool e Lojërave Olimpike Paris 2024

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2024

Fiksimi i ri i internetit? Sportistja më cool e Lojërave Olimpike
Getty

Nga fiksimi me puthjen e Macron dhe ministres së Sportit në Francë, kalojmë te një tjetër sensacion i internetit!

Ja, të të shpjegojmë fillimisht se për çfarë bëhet fjalë: Për të gjithë pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike, thjesht fakti që janë prezentë dhe konkurrojnë është një ndër gjërat më të rëndësishme në jetë, pasi domosdo, është një ndër garat më të shumëpritura në botë.

Por, s’ishte ky rasti i qitëses nga Koreja e Jugut, Marksman Kim Ye-ji, e cila u bë virale në internet sepse pati reagimin më të rezervuar dhe qëndrimin më cool dhe për më tepër, fitoi medaljen e argjendtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Ajo, me një dorë në armë dhe një në xhep, qëlloi, ngriti njërin xham të syzes, rregulloi armën, pa nga kamera dhe gjithë internetit e cilësoi si “final boss” të Lojërave Olimpike.

Fiksimi i ri i internetit? Sportistja më cool e Lojërave Olimpike
Getty

Kim Yeji konkurroi në disiplinën e qitjes nga largësia 10 metra më 29 korrik dhe shpejt, fotot dhe videot virale nga momenti i gjuajtjes dhe qëndrimit të saj kaq ikonik u bënë virale. Ah, doni një detaj të lezetshëm? Te dora në xhep shfaqet i varur një elefant i vockël, i cili sipas teorive në internet, është i vajzës së saj.

Nejse, për t’u rikthyer te qëndrimi dhe sjellja e saj: Marksman Kim Ye-ji e di kush është, e di edhe që interneti u fiksua pas saj! 

"Nuk kam parë kurrë një grua më ikonike"; "Jam e habitur dhe pak e frikësuar"; "Kim Yeji sapo na tregoi se ç'është vetëbesimi"; "Ok, mund të mbyllen Lojërat Olimpike! Ajo fitoi", ishin disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale.

Fiksimi i ri i internetit? Sportistja më cool e Lojërave Olimpike
Getty

Në të njëjtën disiplinë, mikja e saj dhe anëtarja e skuadrës së Kim-Ye, Oh Ye-Jin, fitoi medaljen e arit dhe të dyja gocat krenuar vendin e tyre.

Artikuj të sugjeruar: