
Dita e madhe po afron, por ankthi për dasmën po shtohet dhe ju thjesht nuk dini si ta menaxhoni. Jeni të shqetësuar/a se diçka mund të shkojë keq, se nuk keni menduar për çdo detaj, mund të bjerë shi, fustani mund të griset, unaza mund të humbasë, një nga dëshmitarët mund të thotë diçka të papërshtatshme... Epo, ndaloni!
Merrni frymë thellë dhe qetësoni mendimet tuaja, sepse gjëja e parë që ju duhet është pikërisht kjo, sipas psikologes Elisa Castellano.
Ja dy mënyra se si ta shijoni çdo moment, pa ankth dhe stres:
-Përqendrohuni te ceremonia
Të festosh është e rëndësishme, por nuk duhet të harrosh atë që po bën në të vërtetë. Festa, të ftuarit dhe detajet mund t'ju largojnë lehtësisht vëmendjen.
Me pak fjalë, mund të humbisni faktin që përtej festës, po martoheni me personin që dëshironi për gjithë jetën pranë jush. Pra, mos harro që ke gjetur atë që të bën të lumtur!

-Mbështetuni tek të tjerët
Pyesni, besoni, delegoni!
Kur jeni duke përjetuar ankth që është i vështirë për t'u menaxhuar, ju mund të kërkoni ndihmë nga të tjerët. Planifikuesit e dasmave, miqtë e martuar, familja e ngushtë, prindërit dhe dëshmitarët mund t'ju ndihmojnë që ta organizoni gjithçka në mënyrë perfekte dhe ju ta shijoni në maksimum këtë ditë të rëndësishme.
Kujdes: kjo ndodh vetëm nëse ua shprehni qartë atë që ju nevojitet.
Pa filtra dhe pa ekzagjerime, thuajuni: Kam nevojë për ndihmën tënde, a mundesh?
Është momenti juaj, ndaj kënaquni!
Artikuj të sugjeruar: