
Teksa në fillim të këtij viti u duk sikur raporti mes princit Harry dhe mbretit Charles po përmirësohej, një burim i brendshëm pranë familjes mbretërore thotë për “People” se marrëdhënia jo vetëm nuk është rregulluar, por ata nuk po flasin më as në telefon me njëri-tjetrin.
Princ Harry ka një kusht për të “ulur shpatat” dhe për t’i dhënë përparësi lidhjes me familjen mbretërore dhe sipas të njëjtit burim thuhet se princi kërkon që t’i garantohet siguria për të dhe familjen e tij në mënyrë që ai të rikthehet familjarisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të rifillojë një raport të shëndetshëm me gjithë pjesëtarët e familjes.
“Harry thjesht ka humbur besimin se diçka e tillë mund të ndodhë. Në fakt, për të nuk mund të ketë lumturi më të madhe se ndreqja e raportit me të atin. Ai nuk po kërkon as një makinë më të mirë, as një shtëpi më të madhe, ai po kërkon thjesht siguri,” shton burimi për “People”.
Harry ka mbrojtur për vite me radhë çështjen e tij, madje e ka çuar edhe në gjykatë, por ky institucion i mohoi sigurinë financiare nga taksapaguesit britanikë pikërisht për princin Harry dhe familjen e tij. Ai madje u ofrua që ta paguante vetë, por edhe kjo ide u refuzua. Harry shpresonte që babai i tij të ndërhynte dhe t'i siguronte familjes së tij më shumë siguri financiare, por në këmbim ka marrë vetëm heshtjen e plotë nga mbreti.

Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020 dhe një mik i çiftit tha se ata "nuk mendonin se kishin një zgjedhje tjetër".
"E vetmja mundësi ishte të largoheshin," tha burimi. "Ata zgjodhën këtë rrugë se vetëm duke dalë nga kjo situatë me familjen mbretërore mund të kishte më pak fokus mbi ta dhe familjen e tyre."
Largimi i tyre nga familja thuhet se nuk ishte pjesë e "planit" të Charles, shtoi i njëjti burim. Mbreti Charles thuhet se ka frikë se mos ndoshta Harry përsërit historinë e nënës së tij, princeshës së ndjerë Diana duke lënë familjen mbretërore dhe duke u përkushtuar totalisht në jetën e tij private.
Artikuj të sugjeruar:
- Thuhet se Diana nuk ka pasur një reagim jo dhe aq të zakonshëm kur Charles i propozoi për martesë
- Princ Harry nuk është gati që Meghan Markle të rikthehet në Angli, por pse?
- Princi William ishte në koncertin e Taylor Swift dhe kërcimi i tij u bë viral
- Kate Middleton sapo na përditësoi për gjendjen e saj shëndetësore
- Aludimet për përkeqësimin e shëndetit: Thuhet se Kate mund të publikojë një video tjetër
Burimi: Instyle