Celebrity

Ben Affleck dhe J.Lo drejt divorcit?

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2024

Ben Affleck dhe J.Lo drejt divorcit?

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë duke bërë lëvizjet e fundit për nënshkrimin e divorcit, të paktën sipas Daily Mail. Shumë burime kanë thënë se dokumentet e divorcit për çiftin e famshëm janë finalizuar dhe ata e kanë nënshkruar divorcin. Ky lajm vjen pasi Jen dhe Ben i kanë kaluar muajt e verës të ndarë dhe nuk janë paraqitur as nëpër festat e ditëlindjeve.

Ben Affleck dhe J.Lo drejt divorcit?

Ata kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre në shitje, ndërsa Ben ka blerë një shtëpi të re fiks në ditën e lindjes së J.Lo.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, shumë shpejt, ata do të publikojnë një reagim, ku do të thonë se sa shumë e duan njëri-tjetrin, sa tentuan që marrëdhënia të funksiononte, por nuk ia dolën.

“Sinqerisht, në fund të fundit, ata nuk gjetën dot kompromisin. Ajo çfarë kanë pasur më parë ka marrë fund dhe të dy e kanë pranuar. Duket se është përfundimtare”.

Ben Affleck dhe J.Lo drejt divorcit?

Një tjetër burim u shpreh se J.Lo do të luftojë për këtë marrëdhënie, pasi ka dhënë shpirtin e zemrën në këtë histori dashurie. “Nga ç’kam dëgjuar, ata kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, ndaj ka shpresa”, u shpreh personi anonim.

Artikuj të sugjeruar: