Social Buzz

Kamala Harris po ndikon negativisht në të ardhurat e Donald Trump, por si?

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2024

Kamala Harris po ndikon negativisht në të ardhurat e Donald Trump, por

Pasuria e ish-presidentit Donald Trump në rrjetet sociale ka nisur të tkurret. Vlera e aksioneve të tij në korporatën e Truth Social, ka rënë me 900 milionë dollarë, që kur zëvendëspresidentja Kamala Harris hyri në garën për presidencën e Shtëpisë së Bardhë më 21 korrik 2024.

Kamala Harris po ndikon negativisht në të ardhurat e Donald Trump, por
 
Vlera e aksioneve dominuese të Trump në kompaninë e rrjeteve sociale, që prej 19 korrikut, ishte mbi 4 miliardë dollarë, ndërsa kur Kamala Harris-it iu kalua stafeta dhe besimi i presidentit Joe Biden, vlera ra në 3.1 miliardë dollarë.
 
Shifrat vijnë pasi sondazhet kombëtare dhe ato të “fushëbetejës” për presidencën tregojnë rezultate të ngushta mes Trump dhe Harris. Në rast se Trump fiton zgjedhjet, ka shumë gjasa që Truth Social të bëhet platforma e komunikimit presidencial, që do të sjellë dhe më shumë rritje dhe shkarkime të platformës.

Kamala Harris po ndikon negativisht në të ardhurat e Donald Trump, por
 
Në qershor, çmimi i aksioneve të rrjetit social u rrit shumë, pas performancës kaotike të Joe Biden në debatin e hapur me Trump. Kur ish-presidenti Donald Trump i shpëtoi atentatit në Pensilvani, sërish pati rritje të aksioneve, duke shtuar edhe tentativat e Truth Social për të tërhequr vëmendje në botën e rrjeteve sociale.
 
Çmimet e aksioneve të “Trump Media” kanë përjetuar turbulence të larta, që prej publikimit të platformës. Megjithatë, ekspertët thonë se kompania është e mbivlerësuar në mënyrë drastice, pasi Truth Social është thjesht një pjesë e vogël e rrjeteve sociale (duke marrë parasysh popullaritetin e TikTok, Instagram, X etj).

Artikuj të sugjeruar: