
Cardi B është shtatzënë! Reperja e dha lajmin e pritjes së ëmbël përmes një postimi në Instagram, vetëm pak orë pasi ajo dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga bashkëshorti Offset, një detaj që u konfirmua nga përfaqësuesit ligjorë të çiftit për Page Six.
“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ripërtërirë fuqinë që mund t’i kem të gjitha! Më ke kujtuar se nuk kam pse të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasioneve të mia! Të dua shumë dhe mezi pres që të shohësh atë që më ndihmove të realizoja, atë që më shtyve të bëja! Është shumë shumë e lehtë të thyhesh para kthesave dhe provave të jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të ecësh para,” shkruan reperja në postim.
View this post on Instagram
Offset dhe Cardi B u martuan në shtator të vitit 2017 dhe nëse do të ishin bashkë, ata do të festonin shtatë vjetorin e martesës së tyre. Reperët e famshëm janë prindër të dy fëmijëve, Kulture 5 vjeç dhe djalin Wave 2 vjeç.
Kujtojmë që Cardi B ka paraqitur edhe më parë kërkesë për divorc nga Offset, pikërisht në vitin 2020, por ata i rregulluan sërish marrëdhëniet për të qenë bashkë edhe për disa vite të tjera. Në një dalje live në Instagram pak kohë më parë, këngëtarja u përpoq të jepte arsye për ndarjen nga reperi.
Ajo tha se asgjë e çuditshme nuk kishte ndodhur mes tyre, thjesht ndonjëherë njerëzit ndahen!“
“Ndonjëherë thjesht jeni të lodhur nga debatet dhe mbledhjet e gjërave dhe situatave. Ju lodheni, ndaj para se të ndodhë diçka, thjesht ti largohesh," u shpreh ajo.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Glamour