
Ndërkohë që për influencuesen e njohur ka nisur numërimi mbrapsht drejt lindjes së fëmijës, sigurisht që kur bëhet fjalë për stilin dhe pamjen e jashtme, Hailey Bieber është orientuese sidomos për trendet e fundit që qarkullojnë.
Kështu, ka mjaftuar një ecje në rrugë, në shoqërinë e bashkëshortit të saj Justin Bieber, që ajo të na provojë se këtë fillim gushti mund t’ja besojë shijet e veshjes një stili më retro, tipik të viteve ’80, sidomos në pjesën e aksesorëve.
Hailey e veshur me pantallona të gjata të zeza dhe një xhaketë në po të njëjtën ngjyrë që i mbulon barkun e rrumbullakosur dhe një jakë e bluzës së bardhë që dallon poshtë xhaketës, e bëjnë shumë chic look-un e mamasë së ardhshme.

Por, vëmendjen këtë herë e morën vathët në nuancë floriri, si butona të mëdhenj që janë një gjetje e viteve ’80 për të krijuar një “thyerje” të nuancës së zezë që dominon në tërësi look-un e saj.
Çanta me print leopardi dhe këpucë me mini takë janë dy provat e tjera për të cilat Hailey u sigurua t’i prezantonte si pjesë të stilit retro gjatë shtatzënisë.
Ja disa sugjerime edhe për ju:
#1

#2

#3

#4

#5

#6

#7

Artikuj të sugjeruar:
- Të aprovuara edhe nga Hailey Bieber: Këto janë ndoshta këpucët më të rehatshme të verës
- Hailey Bieber flet për komentet negative për martesën e saj me Justin Bieber
- Hailey Bieber flet për fshehjen e shtatzënisë: “Nuk u ndjeva mirë”
- Kylie Jenner dhe Hailey Bieber aprovojnë trendin më të lezetshëm të thonjve
Burimi: TZR