
Me sa duket, nuk ka surpriza! Reperja e famshme ka konfirmuar në dosjen e divorcit të dorëzuar në gjykatë se Offset është babai i foshnjës të tretë që ajo po pret.
Në të dhënat e tjera të dosjes, thuhet se çifti edhe pse në proces divorci, është në pritje të fëmijës së tretë bashkë. Këngëtarja e “Bodak Yellow”, po kërkon mbështetje nga Offset, për të tre fëmijët, pasi Cardi B dhe reperi janë njëherësh edhe prindër të vajzës Kulture dhe djalit Wave.

Cardi B e dha lajmin e shtatzënisë vetëm pak orë pasi kishte dorëzuar në gjykatë dosjen me kërkesën për divorc. Përfaqësuesi ligjor i këngëtares konfirmoi për mediat se artistja po kërkon kujdestarinë e tre fëmijëve, përtej faktit që ndarja me Offset është një vendim i përbashkët dhe me shumë mirëkuptim nga të dy palët.
Në postimin e saj në Instagram, artistja shkroi:
“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ripërtërirë fuqinë që mund t’i kem të gjitha! Më ke kujtuar se nuk kam pse të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasioneve të mia! Të dua shumë dhe mezi pres që të shohësh atë që më ndihmove të realizoja, atë që më shtyve të bëja! Është shumë e lehtë të thyhesh para kthesave dhe provave të jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të ecësh para.”
View this post on Instagram
Offset dhe Cardi B u martuan në shtator të vitit 2017 dhe nëse do të ishin bashkë, ata do të festonin shtatë vjetorin e martesës së tyre.
Artikuj të sugjeruar:
- Pas ndarjes nga reperi Offset, Cardi B zbulon se është shtatzënë me fëmijën e tretë
- Cardi B zbulon të vërtetën e raportit të saj me Offset
- Met Gala 2024: Pamjet mbresëlënëse të V.I.P-ave
- Pas konfirmimit të ndarjes, Cardi B dhe Offset shfaqen (sërish) bashkë
- Cardi B flet për komentet negative në rrjetet sociale: “Kisha frikë”
Burimi: US Weekly