Celebrity

Pse princ Harry dhe Meghan druhen që t’i shfaqin në publik fëmijët e tyre

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2024

Pse princ Harry dhe Meghan druhen që t’i shfaqin në publik
FOTO: CHRIS JACKSON/ GETTY IMAGES

Që prej ditës kur princ Harry dhe dukesha Meghan Markle u larguan nga funksionet e familjes mbretërore britanike të vendosur për të rritur fëmijët e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar, fëmijët e çiftit janë parë gjithnjë e më rrallë në media apo në aktivitete të ndryshme në publik. E ka nja arsye të kuptueshme për këtë!

"Harry nuk ka do që t'i tregojë publikisht fëmijët e tij, jo nga dëshira për t'i fshehur ata, por për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tyre nga kërcënimet e mundshme," tha një mik i çiftit për People.

"Ai ka fokus që fëmijët të kenë një jetë sa më normale pa frikën e rrëmbimeve ose situatave të papritura që mund të dalin para."

Pse princ Harry dhe Meghan druhen që t’i shfaqin në publik
FOTO: NETFLIX

Pas një ndjekjeje paparacësh në makinën ku ajo po udhëtonte në vitin 1997, princeshë Diana u nda tragjikisht nga jeta dhe Harry ka qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve si pjesë e familjes mbretërore. Ndaj, siguria e dy fëmijëve të tij, Archie dhe Lilibet, si edhe e bashkëshortes Meghan është në qendër të vëmendjes së tij.  

Prej disa vitesh, ai është përqendruar në një sfidë ligjore kundër Komitetit Ekzekutiv për Mbrojtjen e Personave Mbretërorë dhe Figurave Publike lidhur me vendimin e shkurtit të vitit 2020 për të hequr mbrojtjen personale në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai u largua nga gjithë funksionet në familjen mbretërore.

“Si baba dhe bashkëshort, Harry është i vendosur të sigurojë që historia të mos përsëritet,” tha i njëjti person.

Gjatë një seance gjyqësore në dhjetor të vitit të kaluar, duka i Sussex shpjegoi pse nuk ndihet rehat duke udhëtuar në vendin e tij dhe te familja e tij.

“Unë nuk mund ta vë gruan time në rrezik, duke pasur parasysh përvojat e mia në jetë. Ndaj, nguroj që ta risjellë Meghan dhe fëmijët e mi në Angli, pikërisht për shkak të sigurisë,” u shpreh princi në një intervistë për “Tabloids on Trial” të ITV.

Artikuj të sugjeruar: