Sport

Luiza Gega nuk arrin të kualifikohet në finalen e Lojërave Olimpike Paris 2024

Shkruar nga Anabel

4 Gusht 2024

Luiza Gega nuk arrin të kualifikohet në finalen e Lojërave

Luiza Gega nuk mundi të kualifikohet në finalen e garës atletike në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ajo u rendit e 9-ta në garë, duke u skualifikuar kështu nga Olimpiada.

Luiza ka bërë një reagim në Instagram, duke thënë se e ka të vështirë të gjejë fjalët dhe se ndihet e dështuar në të tilla momente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

“Është kaq e vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt, në këto momente e tillë ndihem”, e nis ajo postimin.

“E di që do kalojë, çdo gjë kalon me kohën, por në këtë moment dhemb shumë, sepse vërtet jam munduar dhe (kam) ëndërruar që do ia dal, pavarësisht se gjërat që në muajin prill, pasi u sëmura, morën “dishezën”. Gjithsesi, përsëri përpiqesha fort çdo ditë edhe përse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim, përsëri rrija me shpresën se do ta përballoja një garë të (këtij) niveli, por në fakt, nuk ndodhi kështu”.

Më tej, vijon:

“Edhe përse nuk e kam thënë, kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet të vija apo jo, por e dija që pengu për të mos e provuar do më lëndonte shumë. Dua vërtet t’u kërkoj falje kujtdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva. Falenderoj të gjithë ata që më mbështesin si në ditë të mira, qoftë edhe në të këqija. Ëndrra e Parisit mbyllet sot”.

Gega ishte përfaqësuesja e fundit e Shqipërisë në Lojërat Olimpike në disiplinën e atletikës.

Artikuj të sugjeruar: