Tatuazhet kanë një prirje që ndryshon vazhdimisht. Kemi parë rritjen dhe rënien e tatuazheve me një vijë të vetme, luleve të holla dhe simboleve të Harry Potter. Tani, gjenerata Z po ndjek një trend të ri të qujtur tatuazhet “cybersigilism” që mendojmë se do të bëhen shumë shpejt pjesë e listës suaj për tatuazhin e radhës.
Tashmë ai është duke u përdorur nga disa prej yjeve më të dashur të gjeneratës Z, përfshirë Dua Lipën dhe Billie Eilish.
Nëse akoma nuk keni dëgjuar për tatuazhet “cybersigilism”, nuk jeni vetëm!
Stili i këtyre tatuazheve është i ngjashëm me tatuazhet e vjetra me tela e gjemba, me vija të holla dhe të zeza që përthuren në një model. Ai kombinon estetikën e famshme të “cyberpunk” dhe “futuristic goth”, që në botën e modës karakterizohen nga shumë ngjyra të zeza dhe elementë së stilit ushtarak.
Ai ka të bëjë me krijimin e 'sigilëve' digjitalë - një simbol që besohet të të japi ndjesi mistike. Një tatuazh “cybersigil” duhet të përmbajë simbole (si zemra ose kocka) të vizatuara nga vetë mbajtësi, që përfaqësojnë synimet ose dëshirat e tij. Simbolet janë të mbushura me qëllime dhe më pas 'dërgohen' në univers.
Karakteristikat kryesore të “cybersigilism”:
- Bojë e zezë
- Vija të holla
- Linja të mprehta
- Vija të lakuara
Ja disa ide:
#1
#2
#3
#4
#5
Artikuj të sugjeruar: