
Ryan Gosling dhe Eva Mendes vodhën gjithë vëmendjen në Lojërat Olimpike Paris 2024, teksa ishin duke parë eventin e Grand Prix gjatë ditës së diel. Çifti u shfaq në publik pas gjithë kësaj kohe, pasi janë kujdesur që gjithnjë të ruajnë një marrëdhënie tejet private.

Eva dhe Ryan u përzien me turmën, ndërsa shfaqeshin të dy mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Gosling ishte veshur casual me një bluzë të bardhë, kapele dhe këmishë me kuadrata, ndërsa Eva, me një bluzë të zezë dhe syze të mëdha. Ata të dy ishin të shoqëruar nga vajzat, Esmeralda dhe Amanda.

Dyshja, e cila është takuar në sheshxhirimin e “The Place Beyond the Pines” në vitin 2011, nuk është fotografuar bashkë prej vitesh. Ata e kanë thënë shpesh se e çmojnë shumë jetën e tyre private. Madje, ajo as nuk e shoqëroi në premierën e filmit "Barbie".

“Ne nuk i bëjmë këto dalje publike bashkë. Njësoj si fotot që postoj, jam rehat vetëm nëse publikoj gjëra që ju tashmë i keni parë ose janë vërdallë. Unë dhe Ryan kemi qenë bashkë vetëm në një event, promovimin e pikërisht këtij filmi”, shpjegoi Eva, referuar bashkëpunimit të tyre.
Njerëzit kanë pyetur edhe më tepër për këtë tematikë dhe Mendes tregoi se preferon të ruajë intimitetin dhe jetën private jashtë kamerave. Por përtej kësaj, Mendes pranon se dëshiron shumë të luajë në një film tjetër me Ryan.
Artikuj të sugjeruar: