
Meghan Markle ka folur për përvojën e saj me bullizmin në pallatin mbretëror, si dhe për mendimet vetëvrasëse që ka pasur në të shkuarën. Gjatë promovimit të platformës së re “The Parents’ Network” (për mbështetjen në mënyrë direkte ose virtuale të prindërve që kanë humbur fëmijët), ajo rrëfeu eksperiencën e hidhur.
Duke folur për bullizmin online dhe efektet që ai ka te fëmijët, Markle foli se si përvojat e saj e kanë lidhur me këto familje. “Kur kalon në një nivel dhimbjeje ose traume, besoj se një pjesë e procesit, është që të jesh e hapur për përvojën”, u shpreh ajo në intervistën e “CBS Sunday Morning”.
Ajo shtoi se do të donte që askush të ndihej si u ndje ajo. “Nuk do të doja kurrë që dikush të bënte ato plane. Dhe nuk do të doja kurrë që të mos besoheshin”, u shpreh ajo referuar mendimet vetëvrasëse.
“Kështu, nëse unë them se çfarë kam kaluar do të shpëtojë dikë tjetër, ose do të inkurajojë njerëzit në jetën e tij që ta kontrollojnë në mënyrë të sinqertë dhe të mos gënjehen nga pamja e jashtme e këtij personi, ia vlen. Do e bëj”, u shpreh ajo.
Meghan ka folur për mendimet e saj negative në një intervistë me Oprah Winfrey, në vitin 2021. 43-vjeçarja zbuloi se ka pasur mendime vetëvrasëse kur ka qenë shtatzënë me djalin Archie, pasi u përball me presionin mbretëror dhe me trajtimin e mediave britanike.
“Thjesht nuk doja të jetoja më”, u shpreh dukesha asokohe, duke shtuar se nuk shihte një zgjidhje për mendimet e saj.
Artikuj të sugjeruar: