Teoria e karrocës së blerjeve është një temë që ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Sipas kësaj teorie, mënyra se si e trajton një person karrocën e blerjeve pas përdorimit në supermarket tregon shumë për karakterin e tij.
Teoria e karrocës së blerjeve është e thjeshtë: Pasi mbaron blerjet dhe shkon në makinë për të ngarkuar produktet e blera, a e kthen karrocën në vendin e saj të caktuar, apo e lë në mes të vendit të parkimit? Kjo zgjedhje, megjithëse duket e vogël dhe e parëndësishme, mund të jetë një tregues i fortë i etikës personale dhe përgjegjsisë.
@exfactorpod Do you return your shopping cart back or abandon it? #redditstories #shoppingcarttheory ? original sound - EXFactor
Pse është e rëndësishme?
Kthimi i karrocës së blerjeve nuk është një detyrim ligjor. Askush nuk do të të vendosë gjobë nëse nuk e kthen në vendin e saj. Gjithashtu, nuk ka asnjë shpërblim për ata që e kthejnë. Prandaj, ky akt tregon një anë të ndërgjegjes së njeriut dhe e aftësisë për të bërë gjënë e duhur pa pritshmëri për shpërblim apo frikë nga ndëshkimi.
Çfarë tregon për ty?
1. Nëse e kthen karrocën, tregon që je një person i përgjegjshëm që bën gjënë e duhur sepse e di që është e drejtë, jo sepse dikush po të shikon.
2. Kur e kthen karrocën, tregon se mendon për të tjerët. Mendon për ata që do të vijnë pas teje dhe për punën e punonjësve të supermarketit.
3. Kthimi i karrocës kërkon disiplinë. Është më e lehtë ta lësh aty ku e ke përdorur, por ti zgjedh të bësh një përpjekje shtesë për të ruajtur rregullin.
@brain.rot.news1 What is the shopping cart theory? #fyp #foryou #shoppingcarttheory #shoppingcartlady #groceryshopping ? Paris - 3Hzwave
@mamadontbreak Do you return your shopping cart? @Dr. Leslie is adament she does not ? #shoppingcarttheory #groceryshopping #singlemom #debate #psychology #morals #litmustest ? original sound - Cookie Mama?
Po ata që nuk e kthejnë?
Nëse nuk e kthen karrocën, kjo mund të tregojë disa aspekte të karakterit tënd që mund të mos jenë aq pozitive. Mund të tregojë një mungesë të respektit për të tjerët, një prirje për të shmangur përgjegjësitë e vogla dhe një mungesë të disiplinës.
Teoria e karrocës së blerjeve është një mënyrë e thjeshtë për të reflektuar mbi karakterin tonë. Herën tjetër që të gjendesh në supermarket, mendo për këtë teori dhe zgjidh me ndërgjegje të plotë: A do ta kthesh karrocën apo jo?
Artikuj të sugjeruar: