Instagramming

U kritikua për këngën tallava: Reagon Dafina Zeqiri

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2024

U kritikua për këngën tallava: Reagon Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri ka bërë një reagim për komentet e kritikat që solli kënga e saj e re, “Dumlla Dumlla”, në bashkëpunim me Dystinct. Kënga, ndonëse nga shumë njerëz u pëlqye, u kritikua nga jo pak persona, të cilët rikujtuan se në gusht të vitit 2022, artistja kishte thumbuar artistët që këndojnë të njëjtën rrymë.

U kritikua për këngën tallava: Reagon Dafina Zeqiri

"Po shoh një pandemi tallavaje në industrinë tonë të muzikës...kaq e sikletshme", ka thënë ajo më parë.

Megjithatë, duket se preferencat dhe qasjet e Duffy-t kanë ndryshuar. Ajo u shpreh në rrjetet sociale se zhanret e muzikës i këndon nga zemra:

“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejf a vetëm të gënjej nëse them që ku e dëgjoj ndonjë këngë 'komerciale' në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”, duke shtuar se mundet dhe do ta bëjë diçka të tillë.

U kritikua për këngën tallava: Reagon Dafina Zeqiri

Në TikTok, kënga është komentuar shumë dhe njerëzit janë shprehur se Dafina i ka ulur standardet e muzikës së saj. “Dafina ka pasur super këngë, tani merr nga “Made in Romania”; “Dikur e shaje tallavanë, oj Dafinë”; “Ok, s’e prisja të kishte ulur kaq shumë standardet Dafi”; “Dafinë, më mirë pak e saktë se shumë e për lumë” ishin disa nga komentet e përdoruesve të TikTok-ut.

Artikuj të sugjeruar: