Bota

Lojërat Olimpike Paris 2024: Çifti i tenistëve fiton medaljen e artë, pasi njoftoi ndarjen

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2024

Lojërat Olimpike Paris 2024: Çifti i tenistëve fiton medaljen e

Yjet çekë të tenisit, Katerina Siniakova dhe Tomad Machac u shpallën kampionë në çiftet e përziera të premten, duke mundur lojtarët kinezë Wang Xinyu dhe Zhang Zhizhen. Njerëzit nuk u habitën nga fakti që ata fituan, por nga mënyra sesi festuan triumfin e tyre (që përfshinte puthje dhe përqafime të pazakonta për një çift që sapo është ndarë).

Lojërat Olimpike Paris 2024: Çifti i tenistëve fiton medaljen e

Machac dhe Siniakova kanë qenë një nga çiftet më të njohura të tenisit gjatë viteve. Dyshja filloi të dilte në vitin 2020, por vetëm një javë para Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ata njoftuan se ishin ndarë.

Ndarja ngjalli shqetësime dhe hamendësime që çifti do të tërhiqej plotësisht nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, por Siniakova këmbënguli se ata do të qëndronin profesionalë dhe do të konkurronin për vendin e tyre.

Tani, një medalje e artë duket se ka rigjallëruar romancën e tyre, por ata u treguan të rezervuar për marrëdhënien e tyre në një konferencë pas ndeshjes.

"Kjo është jeta jonë personale, kështu që nuk keni nevojë ta dini këtë. Na pëlqen kur jeni konfuzë. Ne jemi aq profesionistë sa që u ndamë pikërisht për t'u përqendruar plotësisht në këtë medalje. Ia dolëm dhe do të shohim çfarë do të ndodhë pas kësaj”, tha Siniakova, ndaj presim se ç’do të ndodhë.

Artikuj të sugjeruar: