Celebrity

Victoria dhe David Beckham janë prova që tregon se dashuria mund të rritet edhe pas 25 vitesh

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2024

Victoria dhe David Beckham janë prova që tregon se dashuria mund

Pavarësisht se pretendohet se dashuria mund të venitet, Victoria Beckham thjesht nuk mund të ngopet me bashkëshortin e saj, David Beckham, edhe pse kanë 25 vite të martuar. Në një intervistë për Vogue Australia, ish-Spice Girl u shpreh se tanimë është edhe më e dashuruar me ish-futbollistin e famshëm.

“E adhuroj të kaloj kohë me burrin tim. Më lejoni t’ju them: David Beckham është shumë gallatë. Kam një burrë me të cilin jam e dashuruar, me shumë gjasa, më shumë tani se sa kur e kam takuar për herë të parë”.

Victoria dhe David Beckham janë prova që tregon se dashuria mund

Victoria, 50 vjeç, nënvizoi se ata të dy qeshin shumë dhe e mbështesin njëri-tjetrin në lidhje me karrierat dhe pasionet e tyre. Ajo shtoi se kurrë nuk ka bërë kompromise me punën e saj dhe vazhdon të bëjë atë që do.

Victoria dhe David Beckham janë prova që tregon se dashuria mund

“U thashë David dhe fëmijëve mbrëmë: “Pas 25 vitesh, e dua kaq shumë babin tuaj sa do ta mbështes dhe do të vijoj të dua që ai të jetë versioni më i mirë i vetes dhe se këtë e bën edhe për mua. Është shumë e rëndësishme që fëmijët ta shohin këtë”, u shpreh Vic, referuar fëmijëve të tyre, Brooklyn, 25 vjeç, Romeo, 21 vjeç, Cruz, 19 vjeç dhe Harper, 13 vjeç.

Victoria dhe David Beckham janë prova që tregon se dashuria mund

Ajo shtoi se ndihet me shuuumëë fat që ka David për bashkëshort. Dyshja është një nga çiftet më jetëgjatë, që gëzon dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve në mbarë botën. Ata janë martuar në korrik 1999 dhe për ta bërë edhe më speciale ditën e tyre të dashurisë, riveshën fustanin dhe kostumin lejla, me të cilin u betuan për dashuri të përjetshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Artikuj të sugjeruar: