Kur mendojmë për një investim të mirë, mendojmë një investim i cili premton të kthejë përqindje të lartë fitimi. Kur mendojmë për një investim të mençur, me gjasë mendojmë më tepër për sigurinë e kthimit, e jo domosdoshmërisht për fitime të mëdha.
Por, ka një ofertë që jua mundëson që të dyja: norma të favorshme kthimi dhe njëherësh siguri në investim, që vetëm një institucion financiar i besueshëm mund t’jua garantojë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania ju mundëson t’i investoni kursimet në mënyrë të sigurtë, me norma që nisin në 3.1% për depozitat 3-vjeçare në USD dhe në 2.3% për depozitat 3-vjeçare në EUR, në një bankë që është pjesë e një grupi ndërkombëtar me përvojë të gjatë në ofrimin e investimeve të sigurta, si edhe përvojës më të mirë të klientit.
Përse klientët zgjedhin depozitat 3-vjeçare të Intesa Sanpaolo Bank Albania-s?
Norma të favorshme
Përfitoni nga normat e favorshme, që nisin me 3.1% në USD dhe 2.3% në EUR. Këto norma ofrojnë kthim të qenësishëm ndërsa fondet tuaja qëndrojnë në duar të sigurta.
Besueshmëri
Intesa Sanpaolo Bank Albania është pjesë e grupit ndërkombëtar Intesa Sanpaolo, grupi më i madh bankar në Itali si edhe një ndër grupet më të mëdha në të gjithë botën. Përveç kësaj, vetë Intesa Sanpaolo Bank Albania ka reputacionin e një prej bankave më të besueshme në vend, e fokusuar tek ofrimi i një përvoje të shkëlqyer të klientit.
Proces i volitshëm aplikimi
Aplikoni sot për një depozitë 3-vjeçare në degën më të afërt të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Stafi i degës do ju gjendet pranë për çdo paqartësi dhe ju orienton drejt opsioneve më të përshtatshme për investim.
Pa limit për investimin
Depozito shumën që dëshiron – oferta nuk ka limit shume për fondet e reja, dhe interesi i përfituar kalon çdo vit në llogarinë tuaj.
Kjo ofertë e limituar është e vlefshme deri në datën 30 shtator 2024. Është koha për të investuar tek e ardhmja. Mos e humbisni rastin për të përfituar normat më të favorshme nga një partner bankar i besueshëm.