Muzika

Koncertet e Taylor Swift në Vienë anulohen, pas lajmërimit për sulm terrorist

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2024

Koncertet e Taylor Swift në Vienë anulohen, pas lajmërimit

Dy persona janë arrestuar në Vienë, Austri, këtë të mërkurë (7 gusht 2024), për shkak se planifikuan një sulm terrorist në një ndër koncertet e Taylor Swift, në stadiumin “Ernst Happel”. Një djalë 19-vjeçar, i cili ka nënshtetësi austriake dhe një i dyshuar tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, janë arrestuar nga policia.

Sipas Franz Ruf, drejtues i departamentit të sigurisë publike në ministrinë e Brendshme, personat e arrestuar mund të kenë rënë pre e radikalëve islamikë përmes internetit. Është e paqartë se për çfarë arsyeje dy personat planifikonin të sulmonin në koncertin e Tay-t, por autoritetet konfirmuan se një prej shfaqjeve që i kishte shitur të gjitha biletat ishte shënjestra.

Taylor nuk ka komentuar ende mbi lajmet e fundit. Ndërkaq, janë anuluar të treja shfaqjet që ylli i muzikës pop do të mbante në kryeqytetin e Austrisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barracuda Music (@barracuda.music)

Përmes një postimi në Instagram, u njoftua se shfaqjet janë anuluar, pas konfirmimit të policisë për sulm terrorist. “Nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të anulojmë të tre shfaqjet, për sigurinë e të gjithëve”, shkroi stafi organizues i eventit, duke shtuar se biletat do të rimbursoheshin. Ndërkohë, është e paqartë nëse koncertet do të zhvillohen në një moment të dytë.

Artikuj të sugjeruar: