Celebrity

Thuhet se miqtë e J.Lo nuk e kishin fare, po fare qejf Ben Affleck

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2024

Thuhet se miqtë e J.Lo nuk e kishin fare, po fare qejf Ben Affleck

Ben Affleck nuk ka qenë kurrë i preferuari i miqve të bashkëshortes së tij, Jennifer Lopez. Një ndër kritikët më të zëshëm të aktorit ishte menaxheri i J.Lo, Benny Medina. Në fakt, Medina e ka pasur zët Affleck që në fejesën e parë të çiftit, kur ata ishin të lidhur në periudhën 2002-2004.

“Ata të dy s’e durojnë dot njëri-tjetrin. Nuk shkojnë fare mirë dhe ka akoma hatërmbetje”, tha një burim për Page Six.

Medina ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e J.Lo. Këngëtarja dhe aktorja e ka nisur fillimisht si kërcimtare në shfaqjen e skeçeve “In Living Color”. Megjithatë, teksa ishte e lidhur me Ben Affleck, Jennifer dhe Medina ndanë rrugët në vitin 2003.

Thuhet se miqtë e J.Lo nuk e kishin fare, po fare qejf Ben Affleck
Ben Affleck, J.Lo dhe Benny Medina

Disa vite më vonë, kur Lopez dhe Affleck u ndanë, ajo e punësoi sërish dhe që prej asaj kohe. Medina është një ndër njerëzit më të besuar të këngëtares. Medina, këtë herë, nuk reagoi për martesën e dyshes, duke mbajtur një mendësi: “Nuk do them asgjë, por nga ana tjetër, s’u tregua negativ”, u shpreh burimi.

“Ai e njeh Jen dhe e dinte se ajo do të martohej me Ben, pa marrë parasysh asgjë, ndaj ç’kuptim kishte mendimi i tij?”, shtoi burimi.

Thuhet se miqtë e J.Lo nuk e kishin fare, po fare qejf Ben Affleck
Benny Medina, Leah Remini dhe J.Lo

Por, Ben nuk fitoi as simpatinë e Leah Remini, me të cilën Lopez ka pasur një miqësi të gjatë. Remini i tha Jennifer të rimendonte zgjedhjet e saj para se të lidhej sërish me Ben. “Ai është egoist dhe jo plotësisht i përkushtuar si partner. J.Lo ishte aq e çmendur pas tij sa i ndërpreu të gjitha lidhjet”, u shprehën burimet dhe rikujtojmë se Leah nuk ishte e ftuar në dasmën e Jennifer dhe Ben. Por, si një mike e mire, Remini i ofroi sërish mbështetje mikes së saj, pasi u përfol për probleme në martesën e Jen dhe Ben.

"Askush, përveç nënës së Jennifer nuk e pëlqen Ben Affleck. Ai tr*p”, u shpreh një tjetër burim.

Gjithsesi, thuhet se dyshja tanimë i ka dhënë fund lidhjes dhe presin nga dita në ditë që ta bëjnë publik vendimin e tyre. Ata kanë kaluar të gjithë verën të ndarë, secili në terezinë e vet dhe duket se divorci nuk është më thashethem.

Artikuj të sugjeruar: