Sport

Lojërat Olimpike Paris 2024: Arrestohet mundësi si i dyshuar për sulm seksual

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2024

Lojërat Olimpike Paris 2024: Arrestohet mundësi si i dyshuar për

Mundësi egjiptian Mohamed ‘Kesho’ Ibrahim u arrestua në Paris, pasi dyshohet se ka kryer një sulm seksual. Ai përfaqësonte Egjiptin në Lojërat Olimpike Paris 2024. Sulmi pretendohet se është kryer më 9 gusht, rreth orës 5:00 të mëngjesit.

“Më 9 gusht, rreth orës 5:00 të mëngjesit, një burrë i lindur në mars të vitit 1998 në Egjipit, i cili ishte mundës i delegacionit Olimpik, u arrestua para kafenesë “Oz”, shkroi në njëoftimin e saj prokuroria e Parisit. Dyshohet se ai ka prekur të pasmet e një personi tjetër në kafene.

Ibrahim ka fituar medalje bronzi në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe për të do të kryhet një hetim nga komiteti i etikës. Mundësi mund të përballet me një ndalim të përjetshëm nga komiteti.

“Nëse pretendimet vërtetohen, mundësi do të përballet me pezullim të përhershëm dhe do të ndalohet nga pjesëmarrja në garat vendase dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Artikuj të sugjeruar: