Sport

Imane Khelif fiton medaljen e artë pas aludimeve dhe polemikave të shumta

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2024

Imane Khelif fiton medaljen e artë pas aludimeve dhe polemikave të
Imane Khelif, boksierja nga Algjeria, tregoi që triumfi i saj i la një "shije të veçantë" pasi arriti të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike, një vit pas përjashtimit të saj nga Kampionati Botëror për shkak të sulmeve të shumta. Ajo u përball me italianen Angela Carini, e cila la garën për 46 sekonda, pasi grushti i Imane-s ishte më i forti që kishte përjetuar në jetë. Kështu, nisën aludimet se Imane është transgjinore dhe ka avantazhe biologjike ndaj konkurrenteve. Menjëherë, çështja u diskutua kudo dhe i ati i saj, i përlotur tha se Imane ishte vajzë, kishte lindur dhe ishte rritur si e tillë. Nga ana tjetër, Imane ka testosteron më të lartë, por kjo nuk është në dorën e saj.

Khelif mposhti kampionen botërore nga Kina, Yang Liu, me vendim unanim pas pesë raundeve, duke marrë medaljen e artë.

"Jam plotësisht e kualifikuar për të marrë pjesë në këtë garë," tha Khelif, 25 vjeç. "Jam një grua si çdo grua tjetër. Kam lindur si grua. Kam jetuar si grua. Kam garuar si grua - nuk ka asnjë dyshim për këtë."

Khelif u shpreh se ishte viktimë e "ngacmimeve" dhe se Internacional Boxing Associacion (IBA) "e urren dhe ajo nuk e di pse."

Në arenën e boksit, ajo u përshëndet me entuziazëm nga tifozët e Algjerisë, të cilët ngritën flamujt e tyre të gjelbër, të bardhë dhe të kuq. Kur rezultati u konfirmua, Yang ngriti dorën e Khelif në ajër, një skenë e ndryshme nga ajo pas ndeshjes hapëse të Khelif kundër italianes Angela Carini.

Khelif tha se është kritikuar nga "armiqtë e suksesit". "Kjo gjithashtu i jep suksesit tim një shije të veçantë për shkak të këtyre sulmeve," shtoi ajo.

Artikj të sugjeruar: