Sport

Momenti historik/ Shqipëria fiton për herë të parë medalje olimpike

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2024

Momenti historik/ Shqipëria fiton për herë të parë

Shqipëria ka fituar për herë të parë një medalje olimpike, falë mundësit Chermen Valiev, i cili mori medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Momenti historik/ Shqipëria fiton për herë të parë

25-vjeçari mundi Viktor Rassad, nga Taxhikistani, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kg. Ai ia doli që t’i jepte Shqipërisë medaljen e parë në historinë e pjesëmarrjes së vendit tonë në një garë të rëndësisë së tillë, gjatë viteve të fundit. Kujtojmë se në vitin 1972, peshëngritësi Ymer Pampuri theu rekordin olimpik në peshëngritje, duke u bërë kampion bote. 

Valiev, me origjinë ruse, do të marrë një shpërblim monetar nga shteti shqiptar dhe gradën Kolonel për këtë arritje.

Artikuj të sugjeruar: