Sport

Shqipëria fiton medaljen e dytë olimpike

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2024

Shqipëria fiton medaljen e dytë olimpike

Shqipëria ka marrë medaljen e dytë në Lojërat Olimpike Paris 2024 në disiplinën e mundjes. Mundësi Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë për peshën deri në 65kg, kundër hungarezit Iszmail Muszukajev, me rezultatin 13-12. 

Kjo është medalja e dytë olimpike që Shqipëria fiton, pasi mundësi Chermen Valiev mori po ashtu medalje të bronztë. 25-vjeçari mundi Viktor Rassad, nga Taxhikistani, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kg. Ai ia doli që t’i jepte Shqipërisë medaljen e parë në historinë e pjesëmarrjes së vendit tonë gjatë viteve të fundit, në një garë të rëndësisë së tillë. 

Në vitin 1972, peshëngritësi Ymer Pampuri theu rekordin olimpik në peshëngritje, duke u bërë kampion bote. 

Artikuj të sugjeruar: