Misioni u përmbush! Tom Cruise zbriti nga qielli për të përmbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme. Ylli i “Mission: Impossible” u ul në fushën e gjelbër të staduimit në Paris, ku flamuri i Lojërave Olimpike e priste.
Ai mori flamurin nga fituesja e medaljes së artë, Simone Biles dhe Karen Bass, i hipi motorit dhe kaloi në rrugët e Parisit. Cruise shquhet për të tilla performanca, pasi në sheshxhirimet e filmave të tij aksion ka dhuruar të tilla performanca të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme.
Cruise, prej vitesh është një fans i Lojërave Olimpike dhe në Lojërat Olimpike Los Angeles 2004, ai kontribuoi në hapjen e ceremonisë, duke përshkuar rrugëtimin deri në Athinë, për të kaluar pishtarin.
Rikujtojmë se Shqipëria u largua nga këto Lojëra Olimpike me 2 medalje bronzi. Mundësi Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë për peshën deri në 65kg, kundër hungarezit Iszmail Muszukajev, me rezultatin 13-12.
Mundësi Chermen Valiev mori po ashtu medalje të bronztë. 25-vjeçari mundi Viktor Rassad, nga Taxhikistani, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kg. Ai ia doli që t’i jepte Shqipërisë medaljen e parë në historinë e pjesëmarrjes së vendit tonë gjatë viteve të fundit, në një garë të rëndësisë së tillë.
Artikuj të sugjeruar:
- Lojërat Olimpike Paris 2024: 10 shtetet që fituan më shumë medalje
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Arrestohet mundësi si i dyshuar për sulm seksual
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Sportisti arrestohet pasi bleu kokainë
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Çifti i tenistëve fiton medaljen e artë, pasi njoftoi ndarjen
- Lojërat Olimpike Paris 2024: Sportisti skualifikohet për faj të *penisit të madh*