
Kate dhe princi William janë shfaqur për herë të parë bashkë si çift, që pas momentit kur princesha zbuloi përmes një videoje se është diagnostikuar kancer. Çifti mbretëror u shfaq në një video bashkë me personazhe të tjerë të famshëm me një mesazh për ekipin e Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike Paris 2024, që u përmbyllën dje (më 11 gusht 2024). Sipas renditjes zyrtare për medaljet e fituara në disiplina të ndryshme, Britania e Madhe mori 14 medalje ari, 22 medalje argjendi dhe 29 medalje bronzi.
Video është postuar në faqen zyrtare të Kate dhe princit William, ndërsa kjo është zyrtarisht dalja e parë publike si çift për të dy që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Kate ka pasur dy dalje publike, një syresh prej tyre gjatë ditëlindjes së Mbretit Charles, ku u pa duke hyrë në ambientet e pallatit mbretëror në shoqërinë e fëmijëve të saj dhe gjatë finales së tenisit në Wimbledon muajin e kaluar.
#1

#2

Kate foli për gjendjen e saj shëndetësore në qershor të këtij viti, duke zbuluar se po bën kimioterapi dhe përballja me sëmundjen nuk është një situatë e lehtë.
"Unë jam duke ecur mirë me trajtimin, por siç e di mirë çdo njeri që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe të këqija. Në ato ditë të këqija, ju ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t'i dorëzoheni trupit tuaj për të pushuar," tha ajo në postim.
View this post on Instagram
Është e paqartë se kur Kate do të kthehet zyrtarisht në angazhimet publike, por njerëzit duket se janë të lumtur që e shohin atë mirë dhe bashkë me princin William.
Artikuj të sugjeruar:
- Kate Middleton mungoi në koncertin e Taylor Swift dhe arsyeja nuk lidhet me shëndetin
- Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pas diagnozës së kancerit
- Kate Middleton sapo na përditësoi për gjendjen e saj shëndetësore
- Aludimet për përkeqësimin e shëndetit: Thuhet se Kate mund të publikojë një video tjetër
Burimi: Cosmopolitan