Rachael Gunn ("Raygun") nuk fitoi një medalje, por performanca e saj e pazakontë në “breakdancing” do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. “Breakdancer”-ja australiane u bë virale pasi dështoi të sigurojë qoftë edhe një pikë të premten.
Gunn dha "maksimumin" në performancën e saj duke bërë rrotullime në kokë, duke tundur duart, duke u rrotulluar mbi shpatulla dhe duke arritur majat e gishtave teksa shtrihej në njërin krah. Ndërkohë, Ami Yuasa nga Japonia fitoi medaljen e artë, Dominika Banevi? nga Lituania mori medaljen e argjendtë dhe Liu Qingyi nga Kina mori medaljen e bronztë.
@didyoucatchthis How Rachael Gunn Qualified For The 2024 Olympics. Rachael Gunn is not your average Olympian. A seasoned academic with a PhD in Cultural Studies, she’s also a world-class breakdancer who recently secured her spot at the 2024 Paris Olympics. This unique blend of intellect and athleticism has made her a standout figure in the world of sports and academia. Gunn's journey to the Olympic stage began with her victory at the 2023 Oceania Breaking Championships. Her impressive performance earned her a coveted spot on the Australian Olympic team, making history as a trailblazing figure in the newly recognized Olympic sport of breaking. As a lecturer at Macquarie University, Gunn's research focuses on the "cultural politics of breaking." Her academic pursuits have undoubtedly enriched her understanding of the art form, allowing her to bring a fresh perspective to the dance floor. Gunn's ability to seamlessly transition between the classroom and the competitive stage is a testament to her exceptional talent and dedication. Her participation in the Paris Olympics is not only a personal triumph but also a significant step forward for breaking as a recognized sport. Gunn's story inspires athletes and academics alike, demonstrating that it's possible to excel in both intellectual and physical pursuits.
? original sound - Did You Catch This?
“Nuk mund t’i mundja këto vajza në atë që ato bëjnë më mirë - lëvizjet e tyre të koordinuara,” tha Gunn për gazetarët, “Ajo që unë sjell është kreativiteti.”
Performanca e saj u përhap shpejt në mediat sociale, ku një person e krahasoi koreografinë e saj me lëvizjet e aktores Julia Stiles në filmin “Save the Last Dance” të vitit 2001.
“Dua që Raygun, breakdancer-ja 36 vjeçare australiane, e cila duket sikur është pushtuar nga fryma e Julia Stiles në ‘Save the Last Dance,’ të dijë që tani jam fansi i saj më i madh dhe ajo nuk duhet të ndalojë kurrë së bëri atë që po përpiqet të bëjë,” shkroi dikush në rrjetin social X.
Me komente të shumta të tipit:
“Mesa duket ajo është pedagoge universiteti DHE një breakdancer, ku e gjen kohën për të bërë të gjitha këto?”
“Ajo nuk duhet të ndalojë kurrë së bëri atë që po përpiqet të bëjë.”
Persona të tjerë gjetën frymëzim nga ajo duke thënë:
“Papritmas ndiej që ëndrrat e mia për t’u bërë një olimpiste, pavarësisht se nuk kam absolutisht asnjë talent, mund të mos jenë aq të çmendura.”
Pavarësisht rezultateve, Raygun arriti të lërë një përshtypje të paharrueshme dhe të bëhet një ikonë virale në mënyrën e saj të veçantë.
Artikuj të sugjeruar: