Shiko, ne e dimë që ti e ke qejf Steve Aoki-n, muzikën e mirë, festën, çunat që kërcejnë të shkujdesur, gocat yje që ndiejnë ritmin dhe muzikën, si dhe bregdetin e Vlorës. Po sikur të të themi që të gjitha këto elemente do të bëhen bashkë më 17 gusht, për të të dhuruar ndjesitë më të bukura të kësaj vere?
Vapa ikën me gushtin, por jo muzika e mirë dhe festat unike, ndaj mbaje shënim këtë datë! Gjithashtu, mund të të themi me plot gojën se të gjitha shqisat e tua do të aktivizohen nga një super përvojë, që do të të entuziazmojë! Together X nga IQOS kujdeset që ta çojë në nivelin tjetër të gjithë eksperiencën, duke të të mundësuar inovacionin më të ri dhe alternativën më të mirë për një jetesë më të mirë.
Madje, skuadra Together X nga IQOS do të të jetë atje për të të aktivizuar edhe shqisën e gjashtë, sepse fundja, nuk ka një moment më të mirë për të ndjerë të gjitha emocionet pozitive dhe energjinë e veçantë që vetëm muzika dhuron.
Kemi edhe një surprizë, të cilën s’na rri goja dhe do të ta themi! Gjithë pjesëmarrësit në koncert do të kenë mundësinë të aplikojnë për të marrë pjesë në eventin “Together X” të organizuar nga IQOS në…*mbaj frymën, numëro deri në 3, nxirr frymën*…Tokio! Eventi do të zhvillohet në tetor dhe të përzgjedhurit do të udhëtojnë nga Shqipëria për të parë Japoninë dhe për të marrë pjesë në një super event!
Mos harro! 17 gusht, të presim në Vlorë me Steve Aoki! Me shpresë, edhe në Tokio!
- Artikull promovues