Në të 40-at, trupi i grave ka të ngjarë të prodhojë gjithnjë e më pak estrogjen, derisa të mos ketë më menstruacione. Pasi menstruacionet ndalojnë dhe grave nuk u vijnë periodat për 12 muaj, atëherë trupi ka hyrë në menopauzë. Por, sipas ekspertes së menopauzës, Mary Claire Haver, përtej simptomave fizike që gratë përjetojnë gjatë kësaj periudhe, duket se ka edhe disa shprehje që nuk duhen thënë nëse nuk synoni që t’i lëndoni këto gra apo t’i bëni të ndihen keq.
Ja 10 pyetjet apo gjërat që nuk duhet t’u thoni atyre!
#1 Pse po qan?
Pyetja duhet të jetë: "Pse nuk po qan?" Gjatë menopauzës, rënia e niveleve të estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojë luhatje humori gjë që i bën gratë më pak të afta në përballjen emocionale me situata të caktuara, sidomos shqetësimet.
#2 A ta ndez kondicionerin?
Afshet e nxehta vijnë papritur, janë të pakëndshme dhe shpesh nuk qetësohen nga kushtet e ambientit, sepse këto janë reagime që ndodhin në trupin e grave gjatë kësaj faze.
#3 Je shtatzënë?
Shpesh një pyetje e tillë duket pa takt, sepse njohuritë për shëndetin riprodhues për gratë mbi të 40-tat nuk duhet të jenë kaq të pakta sa të arrihet në pyetje të këtij niveli.
#4 A ke provuar të meditosh?
Po, ju a keni provuar të heshtni?
#5 Je e sigurt që nuk flet për menopauzën?
Ju mund të jeni të sigurta që po e kaloni këtë periudhë, por më mirë të mos flisni se të dëgjoni gjithçka flitet për ju.
#6 Ha më pak, ushtrohu më shumë
Duket një sugjerim nxitës, por përpara se të jepni të tilla ide, më përpara pyesni nëse kanë nevojë për të tilla këshilla.
#7 A ke shumë afshe të nxehta?
Një bisedë e tillë në fakt mund të çojë në djersitje dhe sikletosje në të gjithë trupin, përtej afsheve normale gjatë menopauzës te gratë.
#8 Po kalon menopauzën?
Kjo është një pyetje tepër personale, ndaj do shumë guxim që ta pyesësh në mënyrë kaq direkte një grua për këtë gjendje.
#9 Ke dëgjuar për vaginën e thatë?
Është normale kjo simptomë, pasi një nga efektet e menopauzës është tharja e vaginës për shkak të niveleve më të ulura të estrogjenit.
#10 Mos vazhdo më me hormone se mund të prekesh nga sëmundjet kancerogjene
Nëse mendoni se jeni një mjeke (pa diplomë), ky është një sugjerim i gabuar. Trajtimi me hormone gjatë menopauzës, jo vetëm që ndihmon në balancimin e hormoneve, por kjo çon në rreziqe më të lehta dhe më pak probleme shëndetësore.
Artikuj të sugjeruar:
- Pse pagjumësia është më e zakonshme te gratë se sa te burrat
- 8 ushqime që duhet të hani gjatë menopauzës për të balancuar nivelin e hormoneve
- Çfarë duhet të dini për “menopauzën e trurit”
- 5 ndryshime që i ndodhin lëkurës gjatë menopauzës
- 6 mite për menopauzën që mjekët thonë se nuk duhet t’i besoni më